Aktualitet

Digjet një lokal në bregdetin e Darzezës

I gjithë lokali i ndërtuar me materiale druri është shkrumbuar totalisht.

k.m.
Digjet një lokal në bregdetin e Darzezës
Pamje nga zjarri

FIER- Një lokal në bregdetin e Darzezës është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, i gjithë lokali i ndërtuar me materiale druri është shkrumbuar totalisht. Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë rënien e zjarrit, ndërsa tymi ka përfshirë zonën.

Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Pritet që hetimet të zbulojnë shkakun e vërtetë të rënies së zjarrit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në Darëzezë, ka rënë zjarr në një subjekt tregtar (lokal veror), në pronësi të shtetases M. B., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB