Aktualitet

VIDEO/ Po transportonte 40 mijë euro mall kontrabandë në tregun e shumicës, "i pritet" rruga 52-vjeçarit, arrestohet nga policia

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se ai u ndalua në rrugën “Bardhyl” dhe gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra (veshje sportive), të cilat arrinin vlerën 40 000 euro.

zh.ll
VIDEO/ Po transportonte 40 mijë euro mall kontrabandë në tregun e
Pamje nga policia

TIRANË- Policia e Tiranës ka arresuar një 52-vjeçar, drejtues i një furgoni që po transportonte për te tregu i shumicës mallra të dyshura si kontrabandë.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se ai u ndalua në rrugën “Bardhyl” dhe gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra (veshje sportive), të cilat arrinin vlerën 40 000 euro.

Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se 52-vjeçari do t’i shiste veshjet në dyqane të ndryshme të një tregu të shumicës në rrugën “5 Maji”.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Silent Load”.

Vihet në pranga drejtuesi i një furgoni duke transportuar për te tregu i shumicës mallra të dyshuara si të kontrabanduara.

Sekuestrohen mallra (veshje sportive), të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë totale 40 000 euro.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silent Load”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Xh., 52 vjeç, banues në Kukës.
Shërbimet e Policisë, në rrugën “Bardhyl”, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues m 52-vjeçarin, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra (veshje sportive) të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë totale 40 000 euro.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas do t’i shiste veshjet në dyqane të ndryshme të një tregu të shumicës në rrugën “5 Maji”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB