Aktualitet

Vetëm 1 javë në qeli! Ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri, u arrestua për plagosje

51-vjeçari u gjet pa ndjenja në dhomën e tij dhe u transportua me urgjencë në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

F.I
Vetëm 1 javë në qeli! Ndërron jetë në QSUT i
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një i paraburgosur ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të enjte, rreth orës 08:00, në ambientet e Urgjencës së QSUT-së. Viktima është Besnik Koçiu, 51-vjeç, i cili prej 16 Korrikut ndodhej në paraburgimin “Jordan Misja” në Tiranë, i arrestuar për plagosje. 

51-vjeçari u gjet pa ndjenja në dhomën e tij dhe u transportua me urgjencë në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Drejtoria e burgjeve njofton se Besnik Koçiu vuante nga siabeti konkretisht, diabet Mellitus, Hipertension Arterial dhe një AVC ishemik të kaluar rreth gjashtë muaj më parë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:00 të datës 24 korrik, personeli infermieror është njoftuar se shtetasi Koçiu ishte pa ndjenja në dhomën e tij. Ai është transportuar menjëherë me urgjencë në QSUT në orën 07:08, ku ka mbërritur në orën 07:12 dhe është trajtuar nga ekipi mjekësor i urgjencës. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, në orën 08:00 është konfirmuar ndarja nga jeta.

Shtetasi Koçiu në momentin e pranimit në institucion ka deklaruar se vuante nga Diabet Mellitus, Hipertension Arterial dhe një AVC ishemik të kaluar rreth gjashtë muaj më parë, për të cilat kishte terapi të vazhdueshme referencë për të cilën i është hapur dhe kartelë mjekësore për kryerjen e ekzaminimeve të vazhdueshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB