Aktualitet

Gjyqi në Administrative, rrëzohet padia e Veliajt për Dadon, kryebashkiaku: Dihej ai muhabet...

Kryebashkiaku i Tiranës ka kërkua që gjykata të kthejë besimin te drejtësia.

F.I
Gjyqi në Administrative, rrëzohet padia e Veliajt për Dadon,
Erion Veliaj

TIRANË-Në Gjykatën Administrative u mbajt seanca lidhur me padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit Ols Dado. Veliaj ishte i pranishëm në Gjykatë teksa u shoqërua nga forcat e Policisë së Burgjeve. Në përfundim Gjykata Adminsitrative vendosi të rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols Dados si prokuror.

Administrativja u shpreh se kryebashkiaku nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë dhe çështja nuk merret në shqyrtim. Gjykata refuzoi gjithashtu edhe kërkesën e pranimit si palë të ish-prokurorit Tom Deda dhe gjithashtu të Asociacionit për Media e Drejtësi. Veliaj pas shpalljes së vebdimit u shpreh: Vendimi dihej!

Edhe avokati i Erion Velijat, Plarent Ndrecaj në dalje nga Gjykata Administrative u shpreh për mediat se ishte i pritshëm vendimi për të rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut ndaj prokurorit Ols Dado. Avokati u shpreh se do të apelojnë vendimin dhe çështjen do e ndjekin deri në fund.

Plarent NdrecajIshte një vendim I pritshëm, e kam paralajmëruar disa herë në lidhje me atë që si u zhvillua procesi. E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga gjykimi në themel ishte mos legjitimimi, mos lejimi të kishim akses real në gjykatë.
Ky ishte më shumë test për sistemin se sa Administrativja ka aftësinë të rregullojë problemet e sistemit. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme, as vetë Dado nuk e ka kundërshtuar këtë fakt. A këtë radhë sistemi nuk tregoi aftësinë për t’u vetërregulluar. Të vërtetën do të ndjekim deri në fund pasi nuk lidhet vetëm me Veliajn, Bashkinë Tiranë dhe dëmin që po u shkaktohet qytetarëve, por me sistemin e drejtësisë dhe dështimin e saj për t’u vetëkorigjuar

Erion Veliaj depozitoi më 23 janar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Ols Dado, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008. Veliaj kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë./ZËRI

Poll

MOS HUMB