TIRANË-Pas kërkesës së kreut të policisë Ilir Proda për të mos i kaluar vetëm më gjoba rastet e parkimit dysh, apo dhe në zonat e korsisë së emergjencës, atyre të dedikuar këmbësorëve dhe biccikletave, blutë e rrugores kanë nisur aksionet.
Policia e Tiranës gjatë kontrolleve të fundit ka proceduar penalisht 24 shtetas për bllokim të qëllimshëm të lëvizjes në hapësira publike. Të proceduarit janë shtetas të moshave të ndryshme, nga 23 deri në 65 vjeç. Kontrollet janë zhvilluar edhe në kuadër të rregullave të reja, ku efektivët konstatuan disa automjete të parkuara në mënyrë të parregullt në rrugë të ndryshme të qytetit.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet intensive kundër parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen në kryeqytet.
Procedohen penalisht 24 shtetas, të cilët kishin parkuar automjetet në mënyrë të parregullt, duke bllokuar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve. Automjetet e konstatuara janë tërhequr me mjet ngritës nga Policia Rrugore e Tiranës.
Policia e Tiranës vijon kontrollet intensive në terren, me fokus parandalimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që kufizojnë qarkullimin e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. Në këtë kuadër, bazuar në nenin 293, u proceduan penalisht shtetasit:
-R. M., 23 vjeç; E. H., 34 vjeç; I. M., 24 vjeç; F. H., 65 vjeç; S. D., 30 vjeç; K. F., 24 vjeç; E. N., 43 vjeç; R. C., 50 vjeç; E. Sh., 23 vjeç; K. M., 59 vjeç; J. M., 32 vjeç; L. G., 38 vjeç, R. K., 26 vjeç, R. T., 42 vjeç, K. K., 34 vjeç, R. P., 32 vjeç, H. K., 50 vjeç, E. B., 47 vjeç, E. H., 32 vjeç, K. B., 32 vjeç, O. S., 41 vjeç, G. F., 44 vjeç, E. Sh., 27 vjeç dhe R. Z., 23 vjeç.
Policia e Tiranës do të vijojë kontrollet në terren, me fokus disiplinimin e qarkullimit dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cënon sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në hapësirat publike.
Me rregullat e reja parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht. Drejtori i Policisë, Ilir Proda bëri me dije se parkimin e dyfishtë do të trajtohet si vepër penale bazuar në nenin 293 të Kodit Penal, i cili parashikon dënim me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet./ZËRI