Aktualitet

VD- E rëndë në Tiranë! Disa persona dhunojnë të riun dhe më pas e rrëmbejnë

Një i ri është dhunuar nga një grup djemsh dhe më pas është futur me forcë në një makinë.

I.F
VD- E rëndë në Tiranë! Disa persona dhunojnë të
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Doganës, ku një i ri është dhunuar nga një grup djemsh dhe më pas është futur me forcë në një makinë. Bëhet me dije se një qytetar ka telefonuar Policinë, teksa ka njoftuar se rreth 15 djem kanë dhunuar një të ri dhe më pas e rrëmbyen atë.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar panik tek qytetarët në zonë, të cilët kanë njoftuar Policinë. Mësohet se Policia e Tiranës ka nisur kërkimet dhe hetimet për automjetin me të cilin dyshohet se janë larguar autorët. Nuk dihen ende detaje rreth kësaj ngjarje, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë./ZËRI

Poll

MOS HUMB