Aktualitet

U largua nga shtëpia para 2 ditësh pasi i bërtiti i ati, gjendet 15-vjeçari nga Shkodra

I mituri u largua nga shtëpia, pasi babai i bërtiti dhe i kërkoi që të sillej mirë.

I.F
U largua nga shtëpia para 2 ditësh pasi i bërtiti i ati, gjendet
I mituri

TIRANË- Policia ka njoftuar se është gjetur 15-vjeçari nga Postriba e Shkodrës, i cili u raportua i humbur para 2 ditësh. Ai u gjet në zonën e Babrrusë në Tiranë dhe në një gjendje të mirë shëndetësore. I mituri u largua nga shtëpia, pasi babai i bërtiti dhe i kërkoi që të sillej mirë.

Alarmin për zhdukjen e të miturit e ka dhënë familja e tij, e cila ka bërë edhe denoncim në Policinë e Shkodrës. Babai i 15-vjeçarit, Agim Bibaj tregon se i biri ishte nisur për në shkollë, por nuk kishte shkuar në mësim dhe ishte larguar në drejtim të paditur. I ati tregoi për mediat se disa ditë më parë kishte pasur një përplasje me të birin, të cilin e kishte këshilluar që të mos kishte përplasje me bashkëshatarët e tij. Por i mituri duket se është frikësuar nga biseda dhe i ka treguar shokëve të tij se do të shkonte në Tiranë.

15-vjeçari tani është bashkuar me familjen dhe do të merret në pyetje nga policia në prani të psikologëve se përse u largua nga shtëpia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB