Aktualitet

U kap në Dubai! Aleksi është vëllai i të shumëkërkuarit Jetmir Pepaj, 'truri' financiar i grupit të kokainës

Aleks Pepa ka patur rolin e operatorit të mbledhjes së parave në rrjet.

F.I
U kap në Dubai! Aleksi është vëllai i të
Jetmir Pepaj

TIRANË-Pesë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestuan një ditë më parë (25 maj) në Abu Dhabi, në kuadër të një operacioni të përbashkët mes Interpol Tirana dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë. 

Mes pesë të kapurve për ekstradim është Aleks Pepaj, vëllai i të shumëkërkuarit Jetmir Pepaj, të cilët trafikuan nga Amerika Latine drejt Evropës, 7.5 ton kokainë. Lidhur me rrjetin e trafikut të drogës, SPAK më 15 prill 2026, firmosi 11 urdhër-arreste, ku më herët në pranga është vendosur edhe vëllai tjetër i tyre, Lulzim Pepa 52 vjeç.

Aleks Pepa ka patur rolin e operatorit të mbledhjes së parave në rrjet. Në komunikimet në SKY ECC, të zbërthyera nga SPAK, Aleksi ka deklaruar se disponon 30 milionë euro cash nga “puna”, plus 15 milionë dirhamë në Dubai, rreth 3.7 milionë euro shtesë.

Hetimet tregojnë se grupi në fjalë ka operuar gjatë viteve 2019–2021, ndërsa janë evidentuar 8 episode të trafikimit të drogës në sasi të mëdha nga Amerika Latine drejt Holandës e Blegjikës. Në krye të rrjetit qëndronte biznesmeni Jetmir Pepa, i cili ndodhet në arrati. Sipas hetimeve të SPAK, në disa raste, ngarkesat e drogës janë kapur dhe sekuestruar nga autoritetet europiane, ndërsa në raste të tjera dyshohet se një pjesë e sasisë ka arritur të kalojë. Në disa prej episodeve, kokaina është fshehur në kontejnerë me produkte ushqimore, si fruta të ngrira, peshk dhe banane, për të shmangur kontrollet doganore.

SPAK ka sekuestruar 232 pasuri me vlerë 12 milionë euro, përfshirë kompaninë Pepa Group që ka përfituar mbi 50 milionë euro tendera publikë në sektorin e ndërtimit të shkollave dhe rindërtimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB