Aktualitet

PAMJET nga makina brenda së cilës u ekzekutua Lulzim Visha, 48-vjeçari punonte si postier

48-vjeçari punonte si postier në 'Postman'.

F.I
PAMJET nga makina brenda së cilës u ekzekutua Lulzim Visha,
Makina ku u gjet i vrarë Lulzim Visha

TIRANË-Lulzim Visha ishte brenda makinës së punës në momentin që u qëllua me armë. 48-vjeçari punonte si postier në 'Postman'. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë. Banorët kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna, çka ngre dyshimin se autorët mund të kenë përdorur silenciator.

Në makinë janë gjetur mbi 12 gëzhoja pistolete. Policia ka nisur kërkimet për një automjet tip “Porsche” ngjyrë gri, i cili besohet se është përdorur nga autorët. Nga hetimet e deritanishme thuhet se pista paraprake ku po heton policia është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Lulzim Visha u gjet pa shenja jete rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm brenda autojetit në në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner./ZËRI

Poll

MOS HUMB