Aktualitet

Ekstradohet nga Spanja 'ushtari' i 'Visit të Pojës', personi i fundit që takoi Miklovan Danajn

Përpos drogës, dhe pjesë e një organizate kriminale, Juxhin Drazhi rezulton të jetë personi i fundit që takoi Miklovan Danajn, i cili u gjet i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë.

F.I
Ekstradohet nga Spanja 'ushtari' i 'Visit të
Juxhin Drazhi

TIRANË-Juxhin Drazhi, i njohur si pjesë e grupit kriminal të Elvis Doçit, alias “Visi i Pojës” është ekstraduar nga Spanja, pasi ishte shpallur në kërkim për trafikimin e lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë. Drazhi u vendos në pranga nga autoritetet spanjolle në Malaga më 8 gusht ku fshihej në një vilë luksoze dhe siguronte gjithçka përmes bashkëpunëtorëve.

Gjatë arrestimit, Drazhi tentoi t’i shpëtonte arrestimit duke u larguar me vrap përmes shpatit të malit, por u neutralizua nga forcat e rendit. Pasi e vendosën në pranga, gjatë kontrollit, Policia spanjolle gjeti dokumente të falsifikuara, sende luksoze, përfshirë një orë me vlerë të madhe, si dhe një armë zjarri me dy karikatorë, trembëdhjetë fishekë dhe një silenciator, të fshehura në zonën ku ai kishte tentuar të arratisej.

Përpos drogës, dhe pjesë e një organizate kriminale, Juxhin Drazhi rezulton të jetë personi i fundit që takoi Miklovan Danajn, i cili u gjet i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. Drazhi do të merret në pyetje edhe për zhdukjen e Danajt, por deri më tani nuk ka prova konkrete që e lidhin atë me zhdukjen.

Deri më tani, pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hesapeve të palara me personazhe nga bota e krimit, kryesisht e trafikut të drogës. Miklovani kishte krijuar lidhje të forta në trafikun e drogës, duke u zhvendosur nga Pisa, Itali, në Marbella, Spanjë, ku menaxhonte dërgesa të kokainës nga Kolumbia drejt Evropës, ndërsa shkak i tragjedisë dyshohet se të jenë bërë konfliktet apo mosmarrëveshjet me bashkëpunëtorët.

Njoftimi i policisë:

Ekstradohet nga Spanja, 1 shtetas që akuzohet nga GjKKO, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë.

Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Madrid, u finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

J. D., 34 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se shtetasi J. D. ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë./ZËRI

Poll

MOS HUMB