Aktualitet

Mblidhen 14 mijë dollarë për mbrojtjen e vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaj, mbyllet 'GofundMe'

Por pedagogu Oltion Rrumbullaku bën me dije se ai ka raportuar dje në platformën e bamirësisë dhe mbledhjes së kontributeve "GoFoundMe", për rastin e Elvis Shkambit dhe sot faqja është mbyllur zyrtarisht.

F.I
Mblidhen 14 mijë dollarë për mbrojtjen e vrasësit të
gjon dhe elvis shkambi

TIRANË-Teksa autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ndodhet në burg, qëndrimi i qytetarëve në rrjete sociale krah Elvis Shkambit nuk u mjaftua vetëm me komentet mbështetëse, por u hap dhe një faqe GoFoundMe, për të mbledhur të ardhura për avokatin e tij. Në vetëm dy ditë shqiptarët mblodhën mbi 14 mijë $ me pretendimin se do të përdoren për mbrojtjen ligjore të Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit Kalaja. 

"Drejtësi dhe Përfaqësim i Drejtë për Elvisin dhe Gjon Shkambin!” -Kjo ishte thirrja e bërë nga familjarët e familjes, duke kërkuar nga shqiptarët të jepnin para për të gjithë xhaxhanë që akuzohen për vrasjen e gjykatës Astrit Kalaja.

Por pedagogu Oltion Rrumbullaku bën me dije se ai ka raportuar dje në platformën e bamirësisë dhe mbledhjes së kontributeve "GoFoundMe", për rastin e Elvis Shkambit dhe sot faqja është mbyllur zyrtarisht.

"Dje dolën lajme për një faqe në GofundMe që bënte thirrje për të dhënë para për mbrojtjen e një vrasësi
U ula 5 minuta dhe e shkrova një raportim për mashtrim (Fraud Report) meqë kërkohen fonde për një vrasës dhe jo një hall. Sot kjo nismë është mbyllur nga GoFundMe për mashtrim Nuk ka nevojë për lajme, por për veprime. 5 minuta punë!"-shkruan pedagogu.

Si ndodhi ngjarja?

Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB