Aktualitet

Tymi i zi ‘pushton’ zonën! Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë

Prej katër ditësh mbetjet vijojnë të jenë ende në flakë. 

F.I
Tymi i zi ‘pushton’ zonën! Digjet prej 4 ditësh fusha e
FOTO ILUSTRUESE

VLORË-Fusha e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga zjarri. Prej katër ditësh mbetjet vijojnë të jenë ende në flakë. Mbetjet e grumbulluara prej vitesh, vazhdojnë të  digjen duke shkaktuar një re tymi që ka mbuluar pjesën më të madhe të qytetit.

Zjarri në vend grumbullimin e mbeturinave është kthyer në një problem serioz për qytetarët e Vlorës, pasi është aktivizuar disa herë brenda këtij viti, ndërsa tymi përhapet në pjesën e madhe të qytetit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB