Aktualitet

Tritoli në Durrës, Policia zbardh ngjarjen: 2 në pranga, vendosën lëndë plasëse të lidhur me celular (EMRAT-VIDEO)

Më 28 gusht, në lagjen nr. 3 të Durrësit, u konstatua një aparat telefonik celular i lidhur me një sasi lënde plasëse.

zh.ll
Tritoli në Durrës, Policia zbardh ngjarjen: 2 në pranga,
pamje nga policia

DURRËS- Dy persona janë arrestuar në Durrës, të dyshuar si autorë të vendosjes së një sasie lënde plasëse, ngjarje e ndodhur më 28 gusht në lagjen nr.3 të qytetit. Sipas njoftimit të Policisë, Sherif Çela 47-vjeç, dhe Muharrem Thartori 46-vjeç, dyshohet se kanë vendosur një sasi lënde plasëse të lidhur me një aparat celular ndaj një automjeti.

Policia njofton se ngjara u regjistrua më 28 gusht, në lagjen nr. 3 të Durrësit, ku u konstatua një aparat telefonik celular i lidhur me një sasi lënde plasëse. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se në vijim të hetimeve, policia ka sekuestruar si prova materiale tre aparate telefonikë celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”.

Zbardhet autorësia e vendosjes së një sasie lënde plasëse të lidhur me një aparat telefonik celular.

Arrestohen dy persona të dyshuar si autorë.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve S. Ç., 47 vjeç, dhe M. T., 46 vjeç, të dy banues në Durrës, të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 28.08.2026, në lagjen nr. 3, Durrës.

Më datë 28.08.2026, në lagjen nr. 3, Durrës, u konstatua një aparat telefonik celular i lidhur me një sasi lënde plasëse.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate telefonikë celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim.

Poll

MOS HUMB