Aktualitet

Tritol servisit të motorave në Vlorë, kamerat filmuan autorin e maskuar! Pronari: S'kam konflikte

Tritoli u vendos në dritaren e një servisi motorësh në pronësi të Vasillaq Bezhanit.

F.I
Tritol servisit të motorave në Vlorë, kamerat filmuan autorin e
PAMJE NGA NGJARJA

VLORË-Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Tritoli u vendos në dritaren e një servisi motorësh në pronësi të Vasillaq Bezhanit. Sipas informacioneve, në momentin e shpërthimit, nuk ka patur njeri në biznes dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Pronari i biznesit para hetuesve ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.

“Kam 30 vite që u shërbej banorëve të Vlorës, që nga biçikletave deri te motorët dhe nuk kam pas asnjë konflikt. Nuk e di pse ma kane bërë këtë dëm”, thotë ai.

Blutë kanë sekuestruar kamerat e biznesit, ndërsa janë shoqëruar në polici 5 persona. Kamerat e biznesit kanë kapur autorin e maskuar teksa vendos lëndën plasëse dhe po punohet për identifikimin e tij.

Tritol servisit të motorave në Vlorë, kamerat filmuan autorin e
PAMJE NGA NGJARJA

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB