SHKODËR-Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Gimaj, në Shkodër, ku lënda plasëse ishte vendosur në automjetin në pronësi të shtetasit Leonard Ftoni. Fatmirësisht nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
“Sot, rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Gimaj, dyshohet se në automjetin në pronësi të shtetasit Leonard Ftoni është vendosur një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia.