Aktualitet

Tragjedi në Lagunën e Patokut, është mbytur një 16-vjeçar, tjetri nxirret i gjallë

I mituri ishte futur për t'u larë bashkë me një bashkëmoshatarin e tij. Ky i fundit është nxjerrë i gjallë nga uji dhe është transportuar në spital.

k.m.
Tragjedi në Lagunën e Patokut, është mbytur një
Foto ilustruese

KURBIN- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kurbinin këtë mesdite, ku një 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është mbytur në lagunën e Patokut. I mituri ishte futur për t'u larë bashkë me një bashkëmoshatarin e tij. Ky i fundit është nxjerrë i gjallë nga uji dhe është transportuar në spital.

Policia bën me dije se dy 16-vjeçarët kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin por dyshohet se i ka marrë rrjedhja.

Teksa një prej 16-vjeçarëve është nxjerrë nga uji, tjetrit iu trupi nga polumbarët e Renea-s, pas më shumë se 2 orësh. Tashmë kufoma e të miturit është dërguar në morgun e spitalit të Laçut, për ekspertizë mjeko-ligjore. Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse procedurale dhe është duke mbledhur dëshmi nga persona që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin / Informacion paraprak

Sot, më datë 24.07.2025, rreth orës 15:00, në lagunën e Patokut, dy 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin.

Ndërsa ishin duke u larë, njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër dyshohet se është mbytur dhe trupi i tij nuk është gjetur ende.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e polumbarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB