Aktualitet

Tomini u emërua zv.ministre, kush është drejtoresha e re e ISHP-së

Toçi më parë ka qenë Përgjegjëse e Sektorit të Sëmundjeve Kronike në ISHP dhe shefe sektori në njësinë e performancës së Shëndetit Publik.

E.K
Tomini u emërua zv.ministre, kush është drejtoresha e re e
dorina toci

TIRANË- Dorina Toçi është emëruar në postin e drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik.

Ajo do të zëvendësojë Eugena Tominin, e cila është emëruar zv.ministre e Shëndetësisë.

Më herët Toçi ka mbajtur detyrën e Përgjegjëses së Sektorit të Sëmundjeve Kronike në ISHP.

Me emërimin e ministres së re të shëndetësisë, Evis Sala, një sërë ndryshimesh kanë ndodhur dhe në drejtoritë në varësi të saj. Pak ditë më parë u ndryshua drejtori i QSUT-së si dhe ai i Fondit të Barnave të detyrueshme për rimbursim. /ZËRI

Poll

MOS HUMB