Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Durrës 46-vjeçarja me dy emra

Shapka është dënuar nga Gjykata e Apelit e Bolonjas, Itali, me 13 vjet e 6 muaj burgim

E.K
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet
Foto ilustruese

DURRËS- Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka, 46 vjeçe, është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim në shtetin italian. Shapka është dënuar nga Gjykata e Apelit e Bolonjas, Itali, me 13 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të narkotikëve, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

“Shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kanë finalizuar një tjetër operacion për këtë qëllim.

Bazuar në informacionet e marra, në kuadër të operacionit të koduar "Arachne”, u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetases në kërkim, Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka, 46 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjykata e Shkallës e Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 169, datë 27.09.2025, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit "Arrest në burg", parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për këtë shtetase, në funksion të njohjes dhe ekzekutimit të vendimit penal të Gjykatës së Apelit të Bolonjas, Itali, të vitit 2020, mbi bazën e të cilit është dënuar shtetasja Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka, me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale "Organizata kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike"”, thuhet në njoftimin e policisë.

Poll

MOS HUMB