Aktualitet

Tjetër skandal! Shqiptarët konsumuan pjeshkë dhe rrush me pesticide nga Greqia e Italia

Konkretisht është gjetur nga inspektorët në një supermarket në Lezhë, afërsisht 800 kg rrush ardhur nga Greqia me pesticid Propamocarb.

F.I
Tjetër skandal! Shqiptarët konsumuan pjeshkë dhe rrush me
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Tre ngarkesa me pjeshkë dhe rrush, nga Greqia dhe Italia të konstatuar me pesticide kanë hyrë në Shqipëri në muajin shtator. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se pas kontrolleve është konstatuar se niveli i pesticideve është më i lartë se norma e lejuar dhe ka risk mbi shëndetin e njeriut. Raportohet se ngarkesat janë bllokuar dhe kompanitë importuese janë njoftuar që të tërheqin produktet me pesticide dhe ta asgjësojnë atë.

Konkretisht është gjetur nga inspektorët në një supermarket në Lezhë, afërsisht 800 kg rrush ardhur nga Greqia me pesticid Propamocarb. Po ashtu pas kontrolleve, ka rezultuar se produkti rrush tavoline (varieteti Red Globe) i importuar nga Italia, është konstatuar me praninë e mbetjes së pesticidit Bitertanol. Gjithashtu, AKU bën me dije se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, është konstatuar me praninë  mbi normën e lejuar të mbetjes së pesticidit Phosmet.

Njoftim për konsumatorin nga RASFF

Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë  mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut.

 PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

 Kategoria e produktit: fruta – perime

 Emri i produktit: pjeshkë

 Vendi i origjinës: Greqi

Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka shpërndarë produktin, për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje. AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.

 Njoftim për konsumatorin nga RASFF

Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti “rrush i kuq francez” i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Propamocarb, me risk për shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Kategoria e produktit: fruta – perime

Emri i produktit: rrush i kuq francez

Vendi i origjinës: Greqi

AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë, ka bllokuar sasinë në gjendje të produktit të konstatuar me qëllim asgjësimin. AKU ka kryer edhe për këtë rast njoftimin përkatës pranë kategorisë së njoftimeve RASFF.

Njoftim për konsumatorin nga RASFF

Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës, ka rezultuar se produkti rrush tavoline (varieteti Red Globe) i importuar nga Italia, pas analizimit është konstatuar me praninë e mbetjes së pesticidit Bitertanol, me risk për shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

 Kategoria e produktit: Fruta – perime

Emri i produktit: Rrush tavoline (varieteti Red Globe)

Vendi Origjinës: Italia       

AKU pas verifikimit të kryer, ka bllokuar në subjekt të gjithë sasinë e importuar, duke mos e lejuar shpërndarjen në treg, deri në procesin e asgjësimit të tij. AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.

Kjo nuk është hera e parë që në vendin tonë hyjnë perime, fruta e mish me pesticide, duke e zgjeruar skandalin e ushqimeve që konsumojnë shqiptarët, pas pulave me salmonelë, mandarinave dhe specave. Disa muaj më parë qytetarët u alarmuan pasi në tregun shqiptar u shpërndarë fileto pule të importuara nga Brazili, të kontaminuara me salmonelë. Po ashtu një ngarkesë me luleshtrydhe me praninë e pesticidit "Hexythiazox" u fut në vendin tonë nga Greqia./ZËRI

Poll

MOS HUMB