Aktualitet

Tirana në "black out", një pjesë e kryeqytetit pa energji elektrike (VIDEO)

Konkretisht, lagjet në Njësinë 1 dhe 2: Ali Dem, Shkozë, Tregu Elektrik, Sauk, Farkë etj.

zh.ll
Tirana në "black out", një pjesë e kryeqytetit pa
tirane

TIRANË- Energjia elektrike është ndërprerë në një pjesë të kryeqytetit, duke e lënë në errësirë totale. Mësohet se një defekt në linjën e OST 110 kv ka lënë pa energji disa zona pa energji në Tiranë. Konkretisht, lagjet në Njësinë 1 dhe 2: Ali Dem, Shkozë, Tregu Elektrik, Sauk, Farkë etj. Shkak dyshohet se është bërë djegia e nënstacionit të Njësisë 2.

Ndërkohë, OSSH njofton se në disa zona është rikthyer brenda 30 minutash, ndërda disa zona vijojnë të jenë pa energji elektrike.

"Avari në linjën e Transmetimit 110kV, rikthehet energjia në institucionet e rëndësisë së veçantë
OSSH po punon për furnizimin me linja të dyta

Rreth orës 20:30 është staktuar linja e transmetimit 110kV Tirana 220 kV - Traktora, ku për disa minuta la pa energji elektrike disa zona të Tiranës.

Aktualisht, grupet e OSSH po manovrojnë me linjat e dyta përmes skemave unazë.

Institucionet e rëndësisë së veçantë kanë marë energji elektrike, si dhe në disa zona është rikthyer brenda 30 minutash.

Aktualisht pa energji elektrike janë një pjesë e rrugës “Ali Demi”, zona pranë Teleferikut, Fresku, zonat pranë “Rruga e Elbasanit”, njofton OSSH.

Ndërkohë, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike është pezulluar edhe ndeshja Dinamo-Vllaznia. Pjesa e dytë, që duhet të niste në orën 20:30, ende nuk ka nisur, pasi në stadiumin “Air Albania” është ndërprerë energjia elektrike./ZËRI

Poll

MOS HUMB