Aktualitet

Plagoset me thikë futbollisti i ekipit të Flamurtarit

Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit që futbollisti nigerian ka patur me autorin 21-vjeçar

F.I
Plagoset me thikë futbollisti i ekipit të Flamurtarit
Sodiq Atanda

VLORË-Një plagosje me thikë është raportuar në Vlorë. I plagosur ka mbetur Sodiq Atanda njëkohësisht futbollist i ekipit të Flamurtarit. 31-vjeçari është transportua në spital, ku mësohet se është lënduar në dorë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kali i Trojës”. Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit që futbollisti nigerian ka patur me autorin 21-vjeçar të identifikuar, shtetasin D.B. 21-vjeçari, i cili paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendorështë shapllur në kërkim nga autoritetet.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i dëmtuar lehtë në dorë, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasi S. A., 31 vjeç, me origjinë nigeriane. Pas marrjes së mjekimit në spital, 31-vjeçari është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin për rastin.

Falë veprimeve të shpejta të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. B., 21 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij, i cili paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Hetuesit po shqyrtojnë kamerat e sigurisë dhe dëshmitë për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB