
FOTO ILUSTRUESE
VLORË-Ish-drejtori i qendrës së paraburgimit në Vlorë, Zambak Gjoni është arrestuar dy ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Masa e sigurisë "arrest me burg" është konfirmuar këtë të premte nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjoni akuzohet për ndërhyrje në sistemet kompjuterike.
Gjoni ka qenë deri para disa kohësh me funksion drejtor Inspektimesh, pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër./ZËRI
Poll