
LAÇ- Një 31 vjeçar, i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, është arrestuar në një lokal në Laç. Në momentin e arrestimit, 31-vjeçarit Armando Ndreca alias Kola, kishte me vete edhe një pistoletë me fishekë dhe kokainë. Ndaj 31-vjeçarit me dy mbiemra Amarildo Ndreca (Kola), Gjykata e Lezhës kishte dhënë masën “arrest në burg” për shkak se kishte tentuar që të vriste Agron Pukën. Sipas njoftimit të policisë, janë vënë proceduar në gjendje të lirë edhe 6 shtetas të tjerë që shoqëronin 31-vjeçarin.
"Laç/Finalizohet operacioni policor i koduar “Double Trouble”. Me pistoletë me vete, në një lokal në Laç, ndërkohë që ishte në kërkim për një tentativë për vrasje, vihet në pranga 31-vjeçari. I ndaluari dhe 2 shtetas të tjerë, në mars 2024, tentuan të vrisnin në fshatin Rrilë, shtetasin A. P. Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas që shoqëronin 31-vjeçarin, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe/ose përkrahje të autorit të krimit. Sekuestrohen arma e zjarrit, krehri i saj, 15 fishekë, 2 automjete, 2 celularë dhe një shumë parash.
Gjatë monitorimit 24/7 të situatës në terren, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, është siguruar informacion për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për një tentativë për vrasje. Informacioni është administruar menjëherë dhe në kuadër të operacionit “Double Trouble”, forcat e posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”, si dhe Seksioni kundër Krimeve ndaj Personit, të DVP Lezhë, kanë ndërhyrë për kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi.
Si rezultat, në një lokal në Laç, është vënë në pranga shtetasi A. N. alias A. K., 31 vjeç. Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “. Ky shtetas akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit K. N. dhe V. T., ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në fshatin Rrilë, më datë 06.03.2024, shtetasin A. P..
Nga kontrolli fizik i kryer në momentin e ndalimit, 31-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, ndërsa gjatë kontrollit në lokalin ku u kap ai, u gjet një pjatë me mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 6 shtetasit që shoqëronin në lokal, shtetasin A. N. alias A. K., konkretisht për shtetasin P. J., 28 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe për shtetasit M. Ll., 50 vjeç, A. Gj., 23 vjeç, B. Gj., 36 vjeç, A. N. alias A. K., 45 vjeç dhe N. B., 34 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme,"- njofton policia.
Ngjarja u regjistrua më 6 mars të këtij viti ndërsa Agron Puka u plagos pasi persona të armatosur qëlluan në drejtim të tij pasi ai la fëmijët në shkollë. Në deklaratën e tij para policisë, 54-vjeçari Puka tha se edhe ai kishte qëlluar për vetëmbrojtje, pasi tre persona i kishin zënë pritë. 3 autorët e atentatit, Vincens Tuku, Amarildo Kola dhe Kevin Ndoka që qëlluan me armë zjarri drejt makinës së 54-vjeçarit janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Por deri më tani në pranga ka përfunduar vetëm Kola. Por edhe vetë i dëmtuari në ngjarje për shkak se kishte një armë pa leje. Ai u la në burg për 5 muaj, e tashmë është lënë në "arrest shtëpie". Ndërsa autorët akuzohen për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shkak për pritën u zbulua se ishte një përplasje që kishin pasur më parë palët për motive të dobëta./ZËRI