
TIRANË- Në natën e ndërrimit të viteve një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë. Teksa në skenë po performonte reperi Stresi (Arkimed Lushaj), u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Nga të shtënat, qindra të rinj u terrorizuan, pasi sigurimi dështoi të bëjë punën e tij. Po ashtu edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila ishte e ftuar të performonte atë mbrëmje ka refuzuar të dalë në skenë, ndonëse me të drejtë pasi mund të jetë ndjerë e kërcënuar. Madje këngëtarja ka fshirë postet nga Instagrami, ku thuhej se ajo do të performonte në natën e ndërrimit të viteve.



ZËRI ka mësuar se gjatë hetimeve dhe të dhënave në rrugë operative, rezultoi që personi që qëlloi me armë të ishte Jetmir Pepa (Mir Pepa). Emër i cili u bë i njohur në verën e vitit që lamë pas. Kjo pasi ish bashkëshortja e tij, Mariela Berisha, goditi dhe shpërfytyroi në një lokal luksoz në Tiranë, të dashurën e re të Pepës, Klea Prengën.
Incidenti më 1 Janar ngre pikëpyetje rreth sigurisë në clube, ku mblidhen të rinjtë për të shijuar një mbrëmje larg rutinës së tyre. Kjo, pasi rojet e sigurisë së eventit e kanë si detyrë kryesore të kontrollojnë çdo person që futet në club, nëse ata kanë sende të forta ose jo, aq më tepër armë zjarri ose të ftohta. Por, mesa duket iu ka shpëtuar gjatë kontrollit dikush që ka hyrë në ambientet e clubit me armë zjarri.
*Pamje nga vendngjarja
Mir Pepa është një personazh problematik dhe jo pak i njohur për policinë. Jo rrallëherë ai është përfshirë në situata të tilla të cilat kanë shkuar deri edhe në përdorimin e armës së zjarrit. Mir Pepa njihet edhe si biznesmen ndërtimi në Tiranë e në Shqipëri, por asnjëherë nuk ka dalë në skenë me emrin e tij. Ky i fundit është një biznesmen i njohur në vend, që dikur ka qenë në lidhje me motrën e Oriola Marashit.
Pepa njihet nga të gjithë si një nga personat më të pasur në Shqipëri, për të është folur edhe me herët që ka qenë në lidhje me disa nga modelet më seksi shqiptare, e po ashtu ai bie shumë në sy për stilin e jetës së shfrenuar dhe të shtrenjtë që ka. /ZËRI