Aktualitet

VIDEO- Të shtëna me armë zjarri në një festë në Tiranë, identifikohet autori

Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur.

I.F
VIDEO- Të shtëna me armë zjarri në një festë
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Gjatë festimeve për Vitin e Ri, një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Sipas Policisë, autori është identifikuar, ndërsa janë marrë në pyetje persona të tjerë të pranishëm në vendngjarje. Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur. Deri më tani, autoritetet nuk bëjnë me dije nëse autori është arrestuar ose jo.

*Pamje nga vendngjarja:

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, menjeherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i këqyrjes së kamërave, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për  kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë penale  të  autorit të dyshuar", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB