Aktualitet

Stuhia bën kërdinë! Era merr çdo gjë para, xhama të thyer, pemë të rrëzuara...3 të plagosur në Sarandë

Në kulmin e sezonit, Vlora, Himara, Borshi e Saranada u kthen 'në skenë filmash' për pushuesit', ku era e forë rrëzoi pemë, karrige e tabela përfunduan në rrugë e shëtitore.

F.I
Stuhia bën kërdinë! Era merr çdo gjë para, xhama
Sarandë

SARANDË-Stuhia, e cila mbërtheu gjithë Ballkanin mbërriti edhe në Shqipëri ku mbrëmjen e djeshme qytetet bregdetare u prekën nga era e fortë dhe reshjet intensive të shiut me vetëtima të forta. Në kulmin e sezonit, Vlora, Himara, Borshi e Saranada u kthen 'në skenë filmash' për pushuesit', ku era e forë rrëzoi pemë, karrige e tabela përfunduan në rrugë e shëtitore.

Në Sarandë sipas informacioneve nga urgjenca e qytetit mësohet se tre shtetas kanë shkuar në spital të plagosur nga thyerja e xhamave si rrjedhojë e stuhisë. Punonjës të shërbimeve të bashkisë janë në terren dhe monitorojnë situatën e krijuar. 

Rrufetë e njëpasnjëshme kanë ndriçuar qiellin e qyteteve bregdetar gjatë gjithë kohës së stuhisë.

 

Poll

MOS HUMB