Aktualitet

Stomatologët e Shqipërisë në BOJKOT: Na kanë zaptuar me zyrat! Deri me datë 8 s'japim shërbime

Në postimin e bërë në faqen e tyre në Facebook, shkruajnë se në emër të "Urdhrit të Stomatologëve" i janë drejtuar organeve kompetente që të sqarojnë situatën.

k.m.
Stomatologët e Shqipërisë në BOJKOT: Na kanë zaptuar me
Urdhri i Stomatologut

TIRANË- Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka bërë një denoncim në faqen e tyre zyrtare. Sipas tyre, persona të paautorizuar kanë zbatuar me forcë zyrat e tyre, por nuk bëjnë me dije detaje të tjera se për kë bëhet fjalë. Në postimin e bërë në faqen e tyre në Facebook, shkruajnë se në emër të "Urdhrit të Stomatologëve" i janë drejtuar organeve kompetente që të sqarojnë situatën. Por deri më tani nuk kanë asnjë zgjidhje. Në këto kushte, njoftojnë që të gjithë anëtarëve që nga sot, deri më tani 8 tetor, nuk do të ofrojnë asnjë shërbim. 

“Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë njofton se nga data 02.10.2024 – 08.10.2024 nuk do të ofrohet asnjë shërbim për anëtarët e Urdhrit. Persona të paautorizuar, kanë zaptuar me forcë dhe në mënyrë të paligjshme zyrat e USSH në datën 01.10.2024. Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka marrë të gjitha masat dhe i ka denoncuar këto veprimet antiligjore në organet kompetente, të cilat kanë filluar procedurat përkatëse. Ju lutemi të mos dorëzoni dokumente pranë zyrave qendrore të Urdhrit në periudhën kohore të sipërpërmendur, pasi nuk po adresohen tek personat përgjegjës. Ju falënderojmë për mirëkuptimin,”- thuhet në njoftim.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me anëtarët e këtij urdhri, por pritet të ketë një reagim tjetër./ZËRI

Poll

MOS HUMB