Aktualitet

Hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane 2024! Mbyllen më 5 nëntor

Aplikimet u hapën sot më 2 tetor dhe do mbyllen më datë 5 nëntor 2024.

M.M
Hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane 2024! Mbyllen më 5
Foto ilustruese

TIRANË- Sot janë hapuraplikimet për Lotarinë Amerikane. Të gjithë qytetarët që janë të interesuar, kanë afat 35 ditë për të aplikuar në këtë program i njohur ndryshe si "DV-2026". Aplikimet u hapën sot më 2 tetor dhe do mbyllen më datë 5 nëntor 2024.

Njoftimi:

Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2026) hapet sot (më 2 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 5 nëntor, 2024. Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/3PKA61Y

Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv.

Mos harroni: Të kesh mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi.

Por çfarë është Lotaria Amerikane?

Çdo person që është fitues i Lotarisë Amerikane fiton vizë për të emigrim të përherëshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sapo të shkelësh në SHBA(ose edhe para nisjes) personi që fiton dhe famijla e tij (nëse ka fituar familjarisht) bëjnë aplikim për Green Cart e cila është leje qëndrimi e përherëshme ne SHBA. 5 Vjet mbasi të jesh ne Amerikë , aplikon për pasaportë amerikane,  përfitimi ky më i madh i Lotarisë. Bëhesh "i ligjëshëm" që ditën e parë që shkel në ShBA.Ky program njihet si mënyra më e mirë për të emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ ZËRI

Poll

MOS HUMB