Aktualitet

SPAK sekuestron "Check Taxi" në Tiranë, në pronësi të Franci Canajt, kunatit të Ervis Çelës

Kompania është në pronësi të Franci Canajt, kunatit të Ervis dhe Albin Çelës, pasuritë e të cilëve janë sekuestruar gjithashtu nga SPAK.

zh.ll
SPAK sekuestron "Check Taxi" në Tiranë, në pronësi
foto ilustrim: franci canaj-check taxi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi sekuestrimin e pasurive me vlerë 77 milionë euro, në kuadër të një hetimi për trafik narkotikësh dhe pastrim parash.

Mes pasurive të sekuestruara është edhe kompania “Check Taxi”, me adresë në Rrugën e Dibrës në Tiranë. Kompania është në pronësi të Franci Canajt, kunatit të Ervis dhe Albin Çelës, pasuritë e të cilëve janë sekuestruar gjithashtu nga SPAK.

Me urdhër të SPAK, janë sekuestruar 25 automjete në pronësi të kompanisë, e cila ofron shërbime transporti me taksi, përfshirë udhëtime drejt Kosovës dhe Malit të Zi. Sipas njoftimit të SPAK, janë sekuestruar kuotat që përfaqësojnë 100% të shoqërisë tregtare “Check Company Sh.p.k.”

SPAK sekuestron "Check Taxi" në Tiranë, në pronësi
check kompany-franci canaj

"Në emër të shtetasit F.C: Kuota 100% të shoqërisë tregtare ‘Check Company Sh.p.k, në rrugën e Dibrës, Tiranë. Gjithsej janë 24 automjete Volkswagen (modeli Ioniq5 dhe ID3, ID4 ) dhe 1 Toyota (modeli bZ3) në pronësi të kësaj kompanie", thuhet në njoftimin e SPAK.

Franci Canaj, i dyshuar si i përfshirë në rrjetet e narkotrafikut me vëllezërit Hajdar dhe dhe Franc Çopja, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai u arrestua në qershor 2025 në Tiranë për plagosjen e rëndë të taksistit Gerald Hoxha. Ndërkohë që në vitin 2016, Franci Canaj ka qenë i arrestuar në Itali për prostitucion./ZËRI

Poll

MOS HUMB