Aktualitet

SPAK 'godet' 77 mln lekë pasuri të lidhura me grupin 'Çopja' të Elbasanit: Toka, kompani dhe 25 automjete (EMRAT-DETAJE)

Sipas SPAK, hetimi lidhet me një organizatë kriminale me shtrirje ndërkombëtare, e dyshuar për transportimin e sasive të mëdha të kokainës drejt porteve evropiane dhe investimin e fitimeve kriminale në prona e biznese.

zh.ll
SPAK 'godet' 77 mln lekë pasuri të lidhura me grupin
Hajdar dhe franc copja-franci canaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar pasuri me vlerë 77 milionë lekë, të dyshuara se janë të përftuara nga trafikimi i drogës. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, bëhet me dije se pasuritë e sekuestruara janë në emër të shtetasve Albin Çelës, vëllai i Ervis Çelës dhe kunati i tyre Franci Canaj.

Bëhet fjalë për pasuri që përfshijnë një tokë arë në Sharrë të Tiranës, 100% të kuotave të një shoqërie tregtare me seli te rruga e Dibrës në Tiranë, si dhe 25 automjete në total, në pronëri të të njëjtës kompani, "Check Company".

Sipas SPAK, hetimi lidhet me një organizatë kriminale, e dyshuar për transportimin e sasive të mëdha të kokainës drejt porteve evropiane dhe investimin e fitimeve kriminale në prona e biznese.

Konkretisht, bëhet fjalë për vëllezërit Çela, të cilët dolën edhe në dosjen e grupit të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine për në vendet e Bashkimit Europian. Nga komunikimet e zbardhura në platformën e enkriptuar Sky ECC, sipas hetimeve, janë evidentuar përpjekjet e Ervis Çelës për të investuar në Shqipëri para të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Ndërsa, Franci Canaj, i dyshuar si i përfshirë në rrjetet e narkotrafikut me vëllezërit Hajdar dhe dhe Franc Çopja, është pronari i "Check Company" që ofron: Shërbim Taksi, Hoteleri, Marrje dhe dhenie makinash me qira. Bare, resorante. Canaj nuk është emër i panjohur për policinë. Ai u arrestua në qershor 2025 në Tiranë për plagosjen e rëndë të taksistit Gerald Hoxha. Ndërkohë që në vitin 2016, Franci Canaj ka qenë i arrestuar në Itali për prostitucion.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të procedimit penal nr. 187 të vitit 2023 ka zhvilluar paralelisht edhe hetimin pasuror. Ky hetim ka identifikuar pasuri që përbëjnë produkte të veprimtarisë kriminale në emër të subjekteve në hetim dhe familjarëve të tyre.

Me vendimin nr.667, datë 14.10.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të shtetasve A.Ç. dhe F.C., me vlerë totale 77.000.000 lekë.

Në emër të shtetasit A.Ç:

Pasuria nr. 349/47, zona kadastrale 3321, vol. 12, faqja 5, “Tokë Arë”, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në Sharrë, Tiranë, në pronësi edhe të shtetases A.Ç.

Në emër të shtetasit F.C:

Kuota 100% të shoqërisë tregtare ‘Check Company Sh.p.k, në rrugën e Dibrës, Tiranë.

Gjithsej janë 24 automjete Volksëagen (modeli Ioniq5 dhe ID3, ID4 ) dhe 1 Toyota (modeli bZ3) në pronësi të kësaj kompanie.

Veprat penale në hetim

Procedimi penal nr. 187/2023 përfshin veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal:

Trafik i lëndëve narkotike;

Pastrim i produkteve të veprës penale;

Grup i strukturuar kriminal;

Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Shtetasit nën hetim janë: E.Ç, A.Ç, A.Ç (alias D.Ç), F.B (alias J.B), D.D, P.L (alias P.S.), F. G (alias F.Ç, alias F.H.Ç, S.P (alias V.P), G.Ç, R.M, M.K, M. M, E. Ç, R.Ç, K.Gj dhe D.P.

Rrjedha e hetimit

Organizata kriminale me shtrirje të gjerë ndërkombëtare bashkëpunonte me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet e lëndëve narkotike drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj. Hetimet përfshinë bashkëpunimin intensiv me EUROPOL dhe autoritete nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, u bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyEÇ. Nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumëtonëshe kokaine nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anversin etj. Gjithashtu janë evidentuar rolet përkatëse të secilit prej pjesëtarëve të grupit kriminal si dhe është dokumentuar i gjithë zinxhiri i transferimit të shumave monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë caktuar masa të sigurimit personal ndaj 16 personave.

Poll

MOS HUMB