PUKË-Prokuroria kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendim të prokurores Manjola Kajana dhe të miratuar nga GJKKO, ka ushtruar kontrolle në ambientet e Bashkisë së Pukës, si dhe në disa banesa në kryeqytet, në kuadër të një hetimi për krime zgjedhore.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar celularin e nënkryetarit të Bashkisë Pukë, Ndue Suma, së bashku me 3 aparate të tjera, të cilat do të ekzaminohen për prova materiale. Mësohet se telefoni i është sekuestruar teksa ai ka qenë në Durrës. Suma dyshohet për veprën penale të dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve, sipas nenit 328 të Kodit Penal, ndërsa në hetim janë përfshirë edhe persona të tjerë të dyshuar për veprime penale në zgjedhjet e 11 majit./ZËRI