Aktualitet

SPAK rikthen në burg ish-zyrtarin e Kadastrës së Fierit, Endri Ngresi

Pasi kreu një pjesë të dënimit ai kërkoi lirim me kusht nga GJKKO, e cila e pranoi kërkesën. Por SPAK apeloi lirimin e tij në Gjykatën e Posacme të Apelit. Kjo e fundit vendosi rikthimin e tij në qeli për të vuajtur edhe pjesën tjetër të dënimit.

I.F
SPAK rikthen në burg ish-zyrtarin e Kadastrës së Fierit, Endri
Foto ilustruese

FIER- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rikthyer në burg ish-zyrtarin e Kadastrës së Fierit, Endri Ngresi. Ai u dënua me 3 vite burg nga Gjykata e Posaçme në korrik të vitit 2024 për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pasi kreu një pjesë të dënimit ai kërkoi lirim me kusht nga GJKKO, e cila e pranoi kërkesën. Por SPAK apeloi lirimin e tij në Gjykatën e Posacme të Apelit. Kjo e fundit vendosi rikthimin e tij në qeli për të vuajtur edhe pjesën tjetër të dënimit.

Ish-zyrtari i Kadastrës (ASHK) së Fierit dhe dy qytetarë që u akuzuan se dhanë ryshfet 2 mijë euro për një legalizim banese u dënuan me gjthsej 4 vjet burg në korrik të vitit 2024. Ish-zyrtari u dënua edhe me përjashtim për 5 vitet e ardhshme nga çdo funksion publik./ZËRI

Poll

MOS HUMB