Aktualitet

SPAK propozoi zyrtarisht Joni Ketën në krye të BKH-së, KLP vendos datën dhe orën kur do të votohet!

Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa sipas burimeve, të pranishëm janë anëtarët e KLP-së dhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve në vendin tonë.

zh.ll
SPAK propozoi zyrtarisht Joni Ketën në krye të BKH-së, KLP
bkh-joni keta

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është mbledhur mesditën e sotme, në orën 12:00, për të diskutuar për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa sipas burimeve, të pranishëm janë anëtarët e KLP-së dhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve në vendin tonë. Në këtë mbledhje, KLP vendosi se drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit do të votohet në datën 9 dhjetor, ora 11:00.

Kjo mbledhje vjen pas propozimit të SPAK për Joni Ketën, aktualisht zv. Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të marrë drejtimin e BKH-së. Emri i tij u propozua nga treshja Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra. 

Kush është Joni Keta

Joni Keta është aktualisht zv. Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai ka shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda ndërsa pas shkrirjes së kësaj prokurorie dhe marrjen e kompetencave nga Prokuroria e Posaçme, e njohur si SPAK, Joni Keta u përfshi në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai është djali i prokurorit Hysen Keta dhe i profesoreshës së njohur Majlinda Keta, Nga ana e babait, Joni Keta është dhe nipi i Myslym Ketës, i cili për kontributin e tij të shquar në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare është nderuar me titullin “Hero i Popullit”./ZËRI

Poll

MOS HUMB