Aktualitet

SPAK pranon propozimin e GJKKO, rikualifikohet akuza ndaj ish-ministrit Beqaj dhe të akuzuarve të tjerë

Avokatët e tyre kanë 10 ditë kohë për të kundërshtuar akuzat për vjedhje dhe shpërdorim detyre duke bashkëpunuar si grup i strukturuar kriminal.

I.F
SPAK pranon propozimin e GJKKO, rikualifikohet akuza ndaj ish-ministrit Beqaj
Ilir Beqaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka pranuar kërkesën e gjyqtares paraprake, Flojera Davidhi, për të ndryshuar akuzën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zëvendës ministrit Klodian Rrjepajt dhe biznesmenit Ilir Rrapaj. Avokatët e tyre kanë 10 ditë kohë për të kundërshtuar akuzat për "vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal".

Lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej më shumë se një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të 'check up' po e heton prokurorja Elida Kaçkini.

Më 18 mars, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e 2 koncensioneve. Por aktualisht, Beqaj është në burg që prej datës 4 korrik, pasi akuzohet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës së mbante postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Detyrë që e ka mbajtur pasi liroi postin si ministër i Shëndetësisë. Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB