
SHKODËR- Një 29-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dhunoi dhe kërcënoi me vdekje babain e tij. Sipas Policisë, në momentin kur efektivët mbërritën i riu po dhunonte me sende të forta dhe kërcënënonte babain e tij 61-vjeçar.
61-vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa 29-vjeçari u arrestua.
“Sipas informacioneve të para, shtetasi R.L., banues në lagjen “10 Korriku” të Shkodrës, po dhunonte babanë e tij dhe e kërcënonte me jetë. Kur oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje, ata arritën të kapnin dhe të arrestonin në flagrancë 29-vjeçarin, i cili po përdorte sende të forta dhe një mjet prerës për të dëmtuar babanë e tij, shtetasin N.L., 61 vjeç.
Si pasojë e dhunës, 61-vjeçari u dërgua në spital për marrjen e ndihmës së parë mjekësore dhe, pas një trajtimi të menjëhershëm, ai u largua për në shtëpi”, njofton policia. /ZËRI