Aktualitet

SPAK po heton Maznikun? 3 muaj para zgjedhjeve iu kontrollua banesa, në fokus restoranti dhe tenderat

SPAK dhe BKH-ja, kanë kryer 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare një kontroll në banesën e zyrtarit të Lartë.

F.I
SPAK po heton Maznikun? 3 muaj para zgjedhjeve iu kontrollua banesa, në
Arbjan Mazniku

TIRANË-Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari i lartë që është vënë nën hetim nga prokuroria e posaçme SPAK. Hetimet fillimisht ndaj Maznikut, janë fokusuar vetëm tek tenderat e Bashkisë dhe nisur nga dyshime për abuzime me detyrën, SPAK dhe BKH-ja, kanë kryer 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare një kontroll në banesën e zyrtarit të Lartë.

Nuk dihet me saktësi se çfarë është gjendur nga ana e SPAK në banesë, por një burim pranë këtij institucioni tha për “Ora News”, se tashmë është në pritje të një dosje tjetër kundër Arbjan Maznikut, e cila do transferohet për moskompetencë nga prokuroria e Tiranës drejt SPAK. Por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme.

Për llogari të kësaj dosje, Mazniku, në cilësinë e ish-nën/kryetarit të bashkisë së Tiranës, është marrë në pyetje lidhur me hapjen e procedurave të dyshuara si fiktive të një tenderi për rikonstruksionin e rrugës “Xhon Belushi” që ndodhet në zonën e “Freskut”.

Ndërkohë SPAK, ka përqendruar hetimet ndaj Maznikut dhe tek disa praktika tenderuse mes bashkisë së Tiranës dhe restorantit “The Home” që është në bashkëpronësi të bashkëshortes së Maznikut, shtetases, Marinela Lika.

Aktualisht biznesi “The Home” që zotërohet 50 për qind nga Marinela Lika, është vendosur në masë sigurimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Rajoni Qendror, pasi rezulton të mos ketë paguar detyrimet tatimore në vlerën prej 27 milion lekë të vjetra. Kërkesa për vendosjen e masës së detyrimit tatimor është vendosur në 9 shtator 2024, duke njoftuar dhe administratorin e këtij subjekti tregtar, Ledion Çollaku./ZËRI

Poll

MOS HUMB