Aktualitet

Gjenden mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, asnjë i arrestuar, procedohen zyrtarë lokalë

Pavarësisht asgjësimit të bimëve narkotike dhe referimit të disa zyrtarëve për neglizhencë apo përfshirje të mundshme, autorët konkretë të kultivimit nuk janë identifikuar ende

F.I
Gjenden mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër,
PAMJE NGA OPERACIONI

SHKODËR-Një operacion i gjerë antidrogë i ndërmarrë nga Policia e Shkodrës ka çuar në zbulimin dhe asgjësimin e mbi 12 mijë bimëve dhe fidanëve narkotikë. 

Një nga rastet  është regjistruar në njësinë administrative Temal të Vaut të Dejës, ku shërbimet e Komisariatit lokal kanë gjetur dhe asgjësuar 11 748 bimë narkotike të kultivuara në sipërfaqe të hapura, në pyll. Në lidhje me këtë rast janë proceduar penalisht kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj. G., si dhe dy punonjës të shërbimit pyjor, P. Sh. dhe F. G., të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre.

Një tjetër rast u regjistrua në njësinë administrative Pult në Shkodër, ku u zbuluan dhe u asgjësuan 455 bimë narkotike. Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj një inxhinieri pyjesh, shtetasi A. M., për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

Pavarësisht asgjësimit të bimëve narkotike dhe referimit të disa zyrtarëve për neglizhencë apo përfshirje të mundshme, autorët konkretë të kultivimit nuk janë identifikuar ende./ZËRI

Poll

MOS HUMB