Aktualitet

SPAK kërkon gjykimin për herë të dytë të Jorgo Goros

Të gjithë akuzohen për "shpërdorim detyre" në bashkëpunim. 

k.m.
SPAK kërkon gjykimin për herë të dytë të Jorgo
Jorgo Goro

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në gjyq ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, dhe dy ish-drejtorët e tjerë të bashkisë. Të gjithë akuzohen për "shpërdorim detyre" në bashkëpunim. Kjo është hera e dytë që çështja e Goros përfundon në gjyq! Në shtator të vitit të kaluar, ai u dërgua për gjykim si pjesë e një skeme tjetërsimi pronash në bregdet për Artan Gaçin, bashkëshorti i deputetes Olta Xhaçka i shpallur investitor strategjik. Në këtë hetim të dytë, Goro akuzohet se ka kryer veprime të kundraligjshme në cilësinë e kreut të Bashkisë së Himarës lidhur me procedurat e plotësimit të akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi për familjet bujqësore në dëm të disa banorëve të Himarës. 

Të akuzuarit janë:

Jorgo Goro, ish-kryetar i Bashkisë Himarë, i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim

Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashkinë Himarë, i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim

Jerasimo Bashi, ish-drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashkinë Himarë, i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim

Referuar dosjes së SPAK, i pandehuri Jorgo Goro provohet të ketë shpërdoruar detyrën dy herë, lidhur me tjetërsimin e pronave, sikundër ka fshehur pasuritë e tij. Ish-kryebashkiaku i Himarës u arrestua për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqe tokë, që gjendet në fshatin Gjileke në Dhërmi. Jorgo Goro akuzohet se ka firmosur për tjetërsimin e një prone rreth 5 mijë metra katrorë nga arë bujqësore në sipërfaqe truall.

Në rastin e dytë nëpërmjet dokumentave të firmosura, sërish nga Goro u zhvendos një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, e cila iu vendos një tjetër pasurie, të gjitha në favor të familjes Mëhilli. Më pas, në bazë të këtyre dokumentave, u dha leje ndërtimi për një kompleks turistik nga bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Artan Gaçi. Aktualisht, Goro dhe Bashi janë në "arrest me burg"; në “arrest shtëpie” janë Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka; ndërsa Stavri Mëhilli është shpallur në kërkim./ZËRI

Poll

MOS HUMB