
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar masat e sigurisë për 21 personat e përfshirë në dosjen për goditjen e SPAK ndaj Suel Çelës. Në seancën e sotme, Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë "arrest në burg" për 14 anëtarët e grupit kriminal. Në detyrim paraqitje është lënë edhe avokatja e grupit të Suel Çelës, Blerina Beqiri, e cila nga SPAK u kërkua të mbahej në "arrest shtëpie". Ndërkohë që për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu është lënë masa "arrest me burg". Në dosjen e SPAK, Fetahu në atë kohë gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit kishte dhënë vendime gjyqësore në favor të Çelës dhe personave të afërt me të.
Në burg do vijojnë të qëndrojë:
-Mario Çela (arrestuar në Itali, i arrestuar më parë për vepër tjetër penale)
-Xhino Roka
-Klaus Matishi
-Sergei Hasanpapaj (arrestuar në Belgjikë)
-Bruno Azizolli
-Ledio Zabeli
-Marsel Roka
-Ado Xhika
-Metin Mehja
-Renato Hasani
-Pajtime Fetahu
-Dedan Gjoni
-Bujar Shega (arrestuar në Itali)
-Hajdar Lala
Në kërkim janë:
-Suel Çela
-Prekë Kodra
-Fuad Verzivolli
-Skënder Sufaj
Detyrim paraqitje:
-Artan Hoxha
-Elton Qyno
-Blerina Beqiri (avokatja)
Ndërkohë që për dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha është lënë në fuqi e njëjta masë, ajo e ‘detyrim paraqitje’. Masa u vu pas hetimeve dhe operacionit të Prokurorisë që goditi bandën e Suel Çelës në Elbasan. Gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat, ndërsa ndaj Artan Hoxhës, përveç të njëjtës akuzë rëndon edhe dyshimi si anëtar i organizatës kriminale./ZËRI