TIRANË- Pasditen e kësaj të premteje shënohet dita e 55-të e protestës qytetare për largimin e kryeministrit të vendit Edi Rama. Protesë e cila zanafillën e saj e ka në datën 31 maj, menjëherë pas icidenteve të ndodhura në Zvërnec. Edhe këtë të premte qytetarët u mblodhen fillimisht tëk sheshi ‘Skënderbej’ ku më pas ata marshuan drejt godinës së kryeministrisë me pankarta dhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Kësaj proteste i janë bashkuar grupmosha të ndryshme, të cilët janë të vendosur, dhe me një qëllim të përbashkët për largimin e kryeministir aktual të vendit. Si në ditët e shkuara, edhe mbrëmjen e sotme përpara godinës së kryeministrisë po mbahen fjalime nga qytetarë të ndryshëm.
Pesë kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI