Aktualitet

Shtyhet seanca paraprake për dosjen 'Meta', shkak mungesa e avokatit

Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ajo ka në dorë të përcaktojë nëse do ta kalojë dosjen për gjykim, do ta kthejë sërish në SPAK ose të pushojë hetimet.

zh.ll

Shtyhet seanca paraprake për dosjen 'Meta', shkak mungesa e

TIRANË- Seanca e parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta, është shtyrë për në datën 9 tetor. Shkak mësohet se është bërë mungesa e avokatit Kujtim Cakrani, i cili kishte paraqitur kërkesë me pretendimin se kishte probleme shëndetësore. 

Më 8 shtator, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga burgu, duke lënë në fuqi vendimin e 13 gushtit nga Shkalla e Parë, e cila argumentoi se nuk mund të lirohej për shkak se mund të prishte provat dhe të intimidonte dëshmitarët.

Ish-Presidenti ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë, dhe kërkesa do të shqyrtohet më 9 tetor nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ajo ka në dorë të përcaktojë nëse do ta kalojë dosjen për gjykim, do ta kthejë sërish në SPAK ose të pushojë hetimet.

Gjyqtarja Gjoka ka qenë gjithashtu gjyqtare paraprake në dosjen Partizani, ndërsa vazhdimisht ka qenë e sulmuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili edhe me disa kërkesa zyrtare ka kërkuar largimin e saj nga çështja, për konflikt interesi. Në seancën e 19 shtatorit, vetë Gjoka kërkoi dorëheqjen nga çështja e ish-presidentit por nuk iu pranua nga kryetari i GJKKO, Erion Bani.

Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB