Aktualitet

Gjyqi në themel! Meta mbërrin në GJKKO, bën shqiponjën me duar, Kryemadhi: Intelektual me syze...

Meta arsyeton se transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik.

F.I
Gjyqi në themel! Meta mbërrin në GJKKO, bën shqiponjën
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANË-Sot në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet seanca e parë në themel për ish-presidentin Ilir Meta, ish-deputeten Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurit e tjerë. Të pandehur në këtë çështje janë edhe nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, një finacuese e LSI-së.

Meta ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku sapo ka hyrë ka përshëndetur me dy gishta, më pas ka bërë edhe simbolin e shqiponjës. Pas tij edhe ish-deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e GJKKO. 

Ish-presidenti i është drejtuar GJKKO me një kërkesë publike për transmetuar 'live' të gjitha seancat e procesit gjyqësor ndaj tij. Meta arsyeton se transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik.

Ilir Meta ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024. Ai akuzohet për tre vepra penale, për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion. Po të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi ish-deputeten dhe ish-bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi. Ish-presidenti ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje.

Meta dhe Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ. 

Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku. Ndërkohë, Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Hetimi nisi në vitin 2019 pas dy kallëzimeve të mbërritura në SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB