Aktualitet

Sot dy protesta në Vlorë dhe Tiranë, vijon dita e 7-të e tubimeve për Zvërnecin

Në Vlorë, qytetarët janë mbledhur paraditen e sotme që prej orës 11:00.

zh.ll
Sot dy protesta në Vlorë dhe Tiranë, vijon dita e 7-të e
protesta ne plazhin e dalanit-protesta ne tirane-slogani

TIRANË- Këtë të shtunë zhvillohen dy protesta në vend. Protesta e parë po mbahet në Vlorë, ndërsa protesta e dytë është planifikuar si çdo mbrëmje në Tiranë.

Në Vlorë, qytetarët janë mbledhur paraditen e sotme që prej orës 11:00. Dhjetëra qytetarë u mblodhën në zonën ku parashikohet të ndërtohet resorti nga dy vëllezërit Al-Khayyat nga Katari.

Sot dy protesta në Vlorë dhe Tiranë, vijon dita e 7-të e
protesta ne vlore-zvernec

Një nga protestuesit gjatë fjalës së tij tha se para një jave kjo zonë ishte bërë si kamp përqendrimi, e rrethuar nga bandië dhë gangsterrë të armatosur.

“Para një jave këtu ishte bërë si kamp përqendrimi. Ishte e rrethuar nga bandita e gangsterë të armatosur. Atdheu është një fjalë që nuk pranojnë të tërheqin zvarrë qytetarët që kërkojnë të drejtën e tyre. Atdheu ishte i yni”, tha ai.

Ndërkohë, në kryeqytet protesta do të nisë në orën 18:00. Protesta në Tiranë shënon ditën e 7-të radhazi të tubimeve kundër ndërtimit në zonën e Zvërnecit, ku qytetarët vijojnë të mblidhen para Kryeministrisë për të shprehur kundërshtimin e tyre.

Sot dy protesta në Vlorë dhe Tiranë, vijon dita e 7-të e
slogani

Protestuesit prej ditësh i kanë të qarta kërkesat e tyre, që nga dorëheqja e kryeministrit Rdi Rama, tek anulimi i projektit dhe shfuqizimin e dy ligjeve, atë të investimeve strategjike dhe Paketën e Maleve.

Kërkesat:

1-Dorëheqje e Qeverisë

2-Shfuqizim i statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë!

3-Shfuqizim të ligjit së Paketës së Maleve

4-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura

5-Anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Protesta qytetare ka rikthyer sytë e të gjithë botës në bulevardin kryesor në kryeqytet, duke marrë jehonë nga mediat ndërkombëtare.

Qytetarët janë shprehur se nuk do të ndalojnë protestat dhe se nuk ka dialog deri sa të arrihen kërkesat e tyre. Protestat janë shtrirë edhe në disa qytete të vendit, si Durrës, Vlorë dhe Fier, ndrësa priten edhe protesta nga dispora shqiptare në disa vende të Europës dhe në Amerikë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB