TIRANË- Policia e Shtetit njofton se po qarkullojnë disa mesazhe të rreme në telefonat e qytetarëve, të cilat paraqiten si njoftime nga shërbimet postare, kryesisht nga Posta Shqiptare për dorëzimin e pakove.
Policia bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes ndaj SMS të tilla, pasi kanë qëllim vjedhjen e të dhënave dhe përvetësimin e llogarive financiare. Në njoftimin publik, thesohet që qytetarët mos të japin të dhëna personale apo bankare.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.
Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linke) të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët.
Qëllimi i tyre është:
* përvetësimi i të dhënave personale;
* vjedhja e të dhënave bankare;
* aksesi i paautorizuar në llogaritë financiare.
⚠️ Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se këto janë tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.
❗ Kujdes: • Mos klikoni në lidhje (linke) të dërguara nga numra të panjohur;
* Mos jepni të dhëna personale apo bankare;
* Mos ndiqni udhëzime që kërkojnë veprim urgjent pa i verifikuar.
✅ Rekomandime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike:
* Fshini menjëherë mesazhe të tilla;
* Mos ndërveproni me përmbajtjen e tyre;
* Raportoni çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare.
???? Email: ç@asp.gov.al
???? Tel: +355 69 415 5552
???? ëëë.asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik�
???? Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike mbetet e angazhuar për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, si dhe për garantimin e sigurisë digjitale të qytetarëve./ZËRI