Aktualitet

Çmimi i naftës! Shtrenjtohet bileta e autobusit Korça-Tiranë, ja sa do të paguajnë udhëtarët

Nga 7 mijë lekë, bileta ka shkuar në 8 mijë lekë, ndërsa për një udhëtim vajtje-ardhje qytetarët duhet të paguajnë 16 mijë lekë

F.I
Çmimi i naftës! Shtrenjtohet bileta e autobusit
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta edhe në transportin ndërqytetas në Korçë. Së fundmi, është shënuar një tjetër rritje e çmimit të biletave në linjën Korçë–Tiranë. Nga 7 mijë lekë, bileta ka shkuar në 8 mijë lekë, ndërsa për një udhëtim vajtje-ardhje qytetarët duhet të paguajnë 16 mijë lekë.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët përballen me një rritje të tillë. Më herët, çmimet e biletave u shtuan edhe për shkak të problemeve në segmentin rrugor Librazhd–Prrenjas, që ndikuan në kohën dhe shpenzimet e transportit.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (standard SSH EN 590) është përcaktuar 224 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë 212 lekë/litër.  Ndërkohë, për benzinën, çmimi me pakicë është caktuar 181 lekë/litër, ndërsa me shumicë 169 lekë/litër./ZËRI

Poll

MOS HUMB