Aktualitet

"S'ka shanse për në SPAK"! Shtyhet seanca për shpifje e Braçes në GJKKO, mungonte i padituri

Burime bëjnë me dije se Braçe ëshë paraqitur për për një çështje gjyqësore që lidhet me shpifjen, megjithëse detaje të tjera mbi çështjen dhe palët e përfshira pritet të bëhen të ditura pas nisjes së procesit gjyqësor.

zh.ll
"S'ka shanse për në SPAK"! Shtyhet seanca për
erion brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në ambientet e Gjyaktës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Burime bëjnë me dije se Braçe ëshë paraqitur për për një çështje gjyqësore që lidhet me shpifjen.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Sipas mediave, disa ditë më parë ai është paditur nga disa pronarë tokash në fshatin Imshtë të Lushnjes, pas disa postimeve që ka bërë në rrjetet sociale, ku i akuzonte ata si mashtrues ordinerë që kanë grabitur tokën publike. Çështja ka të bëjë me pretendimet për zaptimin e tokave të banorëve për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Megjithatë, seanca është shtyrë për shkak të mungesës së të paditurit, biznesmeni Anduel Çekrezi. Ky i fundit mësohet se ka bërë kallëzimin ndaj deputetit socialist në kudër të konfliktit për pronat. 

Vetë socilisti nuk ka zbuluar detaje për mediat, ndërsa është pyetur nga gazetarët teksa hynte në godinën e gjykatës se, ku do shkonte në GJKKO apo në SPAK. Me tone humori, Braçetha se “s’ka shanse”, duke lënë të kuptohet se nuk ka punë me SPAK, por në Gjykatën e Posaçme./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB