Aktualitet

Situata në juglindje/ Nga Qafë Thana në Korçë-Ersekë, autoritet- shoferëve: Pajisuni me goma dimërore

Në aksin nacional Përrenjas-Qafë Thanë ka prani të dëborës dhe ngricave.

F.I
Situata në juglindje/ Nga Qafë Thana në
PAMJE NGA NGJARJA

KORÇË-I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëbora duke shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në disa akse rrugore. Në aksin nacional Përrenjas-Qafë Thanë ka prani të dëborës dhe ngricave. Aktualisht rruga është e kalueshme, por me vështirësi. Në segmentet Libonik-Rëmbec-Plasë, Korçe-Ersekë dhe Zëmblak-Goricë Policia nuk lejon kalimin e mjeteve te pa pajisura me zinxhirë dhe goma dimërore.

Shërbimi për largimin e dëborês dhe kriposjen nuk është ndërprerë gjatë gjithë natës e do të vijojë pa ndërprerje edhe gjatë ditës. Çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër-Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.

Kërkohet nga drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore ose zinxhirë kur kjo komunikohet nga autoritetet. Gjithashtu, kërkohet mirëkuptim nga qytetarët kur fluksi i mjeteve që lëvizin gjatë ditës është më i lartë e për pasoje ulet ritmi i shpejtësisë së përshkrimit të segmenteve rrugore nga borëpastrueset./ZËRI

Poll

MOS HUMB