Aktualitet

Siguria në Gjykata, kreu i gardës inspektim në GJKKO dhe SPAK

Gjatë ditës së djeshme u zhvillua mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, ku theksi u vu te siguria në gjykata, pas vrasjes së bujshme të gjyqtarit Astrit Kalaja

E.K
Siguria në Gjykata, kreu i gardës inspektim në GJKKO dhe SPAK
kreu i gardes ne gjkko

TIRANË- Kreu i komanduar i Gardës së Republikës, Simon Zereci, ka shkuar sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme dhe SPAK, për të parë kushtet e sigurisë për personelin dhe stafin e drejtësisë. Së bashku me kreun e Gjykatës së Posaçme, Erjon Bani, kreu i Gardës do të inspektojë në lidhje me kushtet e sigurisë, në të cilat gjykatësit janë të detyruar që të japin vendimet e tyre. Ishte vetë Bani ai që kërkoi në mbledhjen e djeshme të të gjithë gjyqtarëve të Shqipërisë, kushte më të larta sigurie për magjistratët, ndërsa tha se shpesh njerëzit e drejtësisë shihen si armiq të qytetarëve.

Çfarë kërkuan dje gjyqtarët

- Krijimi i një Grupi Ndërinstitucional me përfaqësim nga KLGJ, KLP, MD, MB, Polica e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për organizimin e një Forumi Kombëtar për Sigurinë Gjyqësore.

- Hartimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë e Gjyqtarëve dhe Gjykatave.

- Vendosja e një force të posaçme sigurie në gjykata dhe ndërtimi i protokolleve të reagimit ndaj incidenteve.

-Hartimi dhe zbatimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë Gjyqësore.

-Miratimi dhe zbatimi i menjëhershëm i masave konkrete për garantimin e sigurisë fizike në gjykatë dhe kushteve të ushtrimit të funksionit gjyqësor.

Ndërhyrje të menjëhershme në ligjet ose aktet nënligjore që rregullojnë sistemin gjyqësor për të garantuar siguri fizike, jetësore, shëndetësore dhe pasurore për gjyqtarët dhe stafin e gjykatave.

-Miratimin e një strategjie kombëtare për ndërtimin e godinave të gjykatave në të gjithë territorin e RSH.

-Inspektim kombëtar i gjykatave për siguri, akses dhe kushte pune. Standardizim i procedurave të sigurisë dhe trajnime për menaxhimin e krizave. Pajisja e të gjitha gjykatave me skaner dhe dedektor për garantimin e sigurisë në gjykata./ZËRI

Poll

MOS HUMB