Aktualitet

Shpërndanin drogë në një klub nate, arrestohen 4 persona në Berat, mes tyre edhe pronari

Hetimet ndaj tyre nisen prej vitit 2023, pas informacioneve se në klub shiteshin lëndë narkotike.

I.F
Shpërndanin drogë në një klub nate, arrestohen 4 persona
FOTO ILUSTRUESE

BERAT- Katër persona janë arrestuar në Berat, pasi shisnin drogë në klubin e natës “Pub Star”. Mes të arrestuarve është dhe pronari i lokalit dhe truproja i klubit që u kapën me 28 doza kokaine. Hetimet ndaj tyre nisen prej vitit 2023, pas informacioneve se në klub shiteshin lëndë narkotike. Në pranga kanë rënë 4 persona me inicialet : K.I.; K. D; R. Z. dhe E. V.

“Shpërndanin drogë në klub nate, katër persona arrestohen me kërkesë të Prokurorisë Berat për ‘Prodhim e shitje të narkotikëve’, sekuestrohen 28 doza kokainë

Katër persona u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, nën akuzë përën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.319, të vitit 2023, nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në qytetin e Dimalit (Berat) në ambjentin e ‘Pub Star’ u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar ‘STAR’, ku dhe u arrestuan shtetasit:

K.I.; K. D; R. Z. dhe E. V.

Në cilësinë e provës materiale u bë e mundur sekuestrimi 28 dozave të dyshuara kokainë të mbeshtjellë me qese të tejdukeshme.

Pesë doza të dyshuara kokainë dhe një peshore elektronike u sekuestruan në banesën e shtetasit E.V ( pronari i Pub Star). Ndërsa në automjetin e shtetasit K.D. (Badigardi Pub Star) në xhepin e derës ju gjetën të futur në një vezë si ato e kinderave me ngjyrë të verdhë, 23 doza të dyshuar kokainë”, njofton Prokuroria./ZËRI

Poll

MOS HUMB