Aktualitet

Shpërdoroi detyrën, AMP pezullon efektivin e policisë në Vlorë (EMRI)

Punonjësi, me detyrë Specialist Hetimi në Seksionin kundër Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. 

zh.ll
Shpërdoroi detyrën, AMP pezullon efektivin e policisë në
FOTO ILUSTRUESE

VLORË- Punonjësi i Policisë së Vlorës, Xhuljano Xhaferri, është pezulluar nga detyra me vendim gjykate. Punonjësi, me detyrë Specialist Hetimi në Seksionin kundër Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Sipas njoftimit të AMP-së, masa e sigurisë është vendosur pasi punonjësi i policisë nuk ka përmbushur detyrat funksionale gjatë kryerjes së veprimeve procedurale në lidhje me një procedim penal të vitit 2024.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar në nenin 242 të Kodit të Pr. Penale, ndaj punonjësit të policisë Xh.Xh., me detyrë Specialist Hetimi në Seksionin kundër Trafiqeve pranë DVP Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Cakti i masës së sigurisë u bë i mundur pasi punonjësi i policisë nuk ka përmbushur detyrat funksionale gjatë kryerjes së veprimeve në lidhje me një procedim penal të vitit 2024.

Poll

MOS HUMB